Ronaldo i bën homazhe vogëlushit Santiago

Futboll

Ronaldo i bën homazhe vogëlushit Santiago

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:28
Ronaldo i bën homazhe vogëlushit Santiago

Cristiano Ronaldo është solidarizuar me gjithë të prekurit e tërmetit shkatërrimtar që goditi Meksikën vetëm pak ditë më parë. Ylli portugez ka postuar një foto ku mban në dorë fanellën e Realit të Madridit me një mesazh prekës, dedikuar fansit të tij më të madh, Santiagos që fatkeqësisht nuk jeton më. Për fansin tim numër 1 Santiagon, shkruan ylli i Los Blancos, duke iu referuar Santigo Flores një prej fëmijëve që mbeti i vrarë nën rrënojat e shkollës që u shëmb nga tërmeti 7.1 ballësh. Familjarët e vogëlushit pas vdekjes së tij i shruajtën Ronaldos për t’i treguar se djali i tyre kishte qënë një adhurues i madh i yllit ndërkombëtar dhe ky i fundit reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar:

‘Në këtë moment dhimbjeje i dërgoj një përqafim të madh familjes së Santiagos dhe të gjitha atyre familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë tragjedi.”

Nga ana tjetër dhe klubi i Atletico Madrid komunikoi ditën e shtunë lajmin, se ata do të dhurojnë një shifër prej 50 mijë eurosh që do të shkojë në ndihmë të të mbijetuarve të tërmetit më pasoja fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat