Gotze: Është festë të luash ndaj Realit

Futboll

Gotze: Është festë të luash ndaj Realit

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:54
Mario Gotze

Lojtari i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ka folur për media përpara ndeshjes që ekipi i tij e zhvillon ndaj Real Madridit, ku ka thënë se është festë të luash ndaj tyre.

“Gjithmonë kanë qenë ndeshje të mira, gjithmonë duhet të merren parasysh kampionët, ne luajmë në shtëpi dhe do të jetë një ndeshje e mirë”, është shprehur Gotze.

Gotze bëri të ditur se presin një lojë të vështirë duke shtuar se e dinë që Real Madridi i ka fituar dy Champions League e fundit duke luajtur shumë mirë, shkruan rmadridalbania. “Do të jetë një lojë shumë interesante, ne jemi në formë të mirë dhe luajmë në shtëpi”, deklaroi 25 vjeçari. Fakti që Real Madridi nuk ka fituar asnjë ndeshje në Signal Iduna Park sipas Gotze nuk është një avantazh për ta. “Është një lojë e re dhe një sezon i ri”, ka thënë lojtari i kombetares gjermane. Gotze shtoi se Real Madridi ka lojtarë të klasit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat