Prishtina e vëmendshme, Feronikelin nuk e kënaq as barazimi

Futboll

Prishtina e vëmendshme, Feronikelin nuk e kënaq as barazimi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:56
“Na presin dy ndeshje të vështira, por në fillim do të mendojmë vetëm për Feronikelin”, ka thënë Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës. “Në këtë ndeshje do të hyjmë veç për fitore”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Granit Arifaj, sulmues i Feronikelit.

Gjithçka është gati për derbin e javës së shtatë të elitës së futbollit, në mes Prishtinës dhe Feronikelit nga Drenasi. Prishtina për shkak të renovimit të fushës, ndeshjes si vendas i zhvillon në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, megjithëse kësaj radhe do të ndeshet me skuadrën e këtij qytetit. Te dyja skuadrat kanë mobilizuar radhët që të dalin të pamposhtura.

Prishtina vjen pas një serie të mirë të rezultateve veçmas pas barazimit (0:0) në Gjilan, kurse Feronikeli do të mundohet të këndellet pas disfatës në konak të saj me 1:0 nga kampioni Trepça ’89.  Ndeshja do të luhet nesër në orën 15.30 dhe pritet stadiumi të jetë përplot me shikues, kur kihet parasysh se të dyja skuadrat kanë lojtarët më të mirë në radhët e tyre. Prishtina është në pozitën e dytë me 11 pikë, ka dy më shumë se Feronikeli në pozitën e shtatë. “Prishtina ka...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat