Gruaja na shpëtoi nga sulmi terrorist

Futboll

Gruaja na shpëtoi nga sulmi terrorist

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:21
Ivan Rakitiç me bashkëshorten e tij

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, nuk është nga ata të cilëve gruaja ua bën tetë me dy. Përkundrazi, ajo i ka shpëtuar jetën!

Siç ka rrëfyer në “24 Sata”, kroati dhe familja e tij mund të kishin qenë mes viktimave të aktit terrorist të 17 gushtit të kaluar (larg qoftë për gjithkënd!) në qytetin e Barcelonës, po të mos dëgjonte gruan e tij, Raquel Mauri.

“Isha shumë pranë ngjarjes. Bashkë me familjen time po ecnim në qendër dhe po përgatiteshim për të shkuar në vendin ku ndodhi sulmi! Doja të shkonim atje, por gruaja më tha se ishte një ditë e bukur dhe se fëmijët më mirë të luanin në parkun jashtë shtëpisë. Falë Zotit, e dëgjova!” – është shprehur 29-vjeçari.

“Ishim vetëm tre minuta larg. Dhe sapo u mor vesh se kishte ndodhur një sulm terrorist, shumë miq dhe familja nisën të na telefononin për të ditur a ishim mirë”, – ka shtuar ai.

Rakitic është i martuar që nga viti 2013 me bukuroshen Raquel, me të cilën ka dy fëmijë. Për fatin e tij të mirë, ai sot është i lumtur në Barcelonë, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat