Flamurtari shijoi fitoren e parë! Vëllaznimi mund Besën

Futboll

Flamurtari shijoi fitoren e parë! Vëllaznimi mund Besën

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 18:26
Lojtarët e Flamurtarit

Skuadra e Flamurtarit nga Prishtina shijoi fitoren e parë në elitën e futbollit të Kosovës. Flamurtarët në konak të tyre e mundën me rezultat minimal 2:1 debutuesin Vllazninë nga Pozhorani. Qysh në minutën e parë kuqezinjtë kaluan në epërsi me golin e Jurgen Gjinit. Mysafirët u dëshmuan shumë të fortë dhe ia dolën ta barazojnë rezultatin në minutën e 50 me golin e Almedin Muratit, por fitoren e Flamurtarit e siguroi Ardit Jakupaj, në minutën e 70-të.Vëllaznimi nga Gjakova ka fituar derbin e Rrafshit të Dukagjinit, me rezultat 1:0 ndaj Besës nga Peja.  Në minutën e 65-të, Semir Zeneli, është autor i golit të fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat