Barcelona e Juventusi me pikë të plota

Futboll

Barcelona e Juventusi me pikë të plota

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja Juventus-Olympiakos

Barcelona u kthye me tri pikë nga Lisbona, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Sportingun, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit D në Champions League, Kjo është fitorja e dytë radhazi për Barcelonën në kuadër të grupit, duke dëshmuar superioritetin ndaj rivalëve. Futbollisti Coates (49') shënoi autogol dhe që ishte fatal për ekipin e tij dhe në anën tjetër e mjaftueshme që Barcelona të kthehet me tri pikë. Kampioni i Italisë, Juventusi ashtu siç pritej edhe ngadhënjeu ndaj Olympiakosit, me rezultat 2:0. Juve e siguroi fitoren në pjesën e dytë me golat e Higuain (69') e Mandzukic (80'). Barcelona kryeson me 6 pikë, tri me shumë se Juve në pozitën e dytë. 

Grupi D
Sporting-Barcelona    0:1 (0:0)
Juventus-Olympiakos    2:0

Tabela
1. Barcelona        2    2    0    0    4:0    6    
2. Sporting    2    1    0    1    3:3    3    
3. Juventus    2    1    0    1    2:3    3    
4. Olympiakos    2    0    0    2    2:5    0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat