Aguero aksidentohet me veturë, e pëson keq duke thyer disa brinjë

Futboll

Aguero aksidentohet me veturë, e pëson keq duke thyer disa brinjë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 08:31
Sergio Aguero

Raportimet e shumëfishta të mediave nga Argjentina pohojnë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është lënduar në një aksident automobilistik.

Sulmuesi i Manchester Cityt mori pjesë në një koncert në Amsterdam me këngëtarin kolumbian, Maluma dhe u lëndua duke u kthyer në aeroport kur taksi që ai ishte në të ishte i përfshirë në një aksident.

Aguero thuhet se kishte të vendosur rripin e sigurimit, por ka pësuar keq duke thyer disa brinjë në aksident, pasi taksi që po vozite argjentinasin goditi një shtyllë metalike.

Ish-klubi i tij argjentinas, Independiente me sa duket e konfirmoi lajmin me një cicërimë në Twitter, duke i uruar shërim të shpejt sulmuesit.

“Forca dhe rimëkëmbje të shpejtë. E gjithë Independiente është me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në shkrimin e klubit argjentinas.

Raportet pohojnë se Aguero do të jetë jashtë veprimit për një periudhë të gjatë kohe, edhe pse nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga Manchester City ose ekipi kombëtar i Argjentinës në kohën e shkrimit.

Nëse Aguero është jashtë për një periudhë të gjatë, ai do të humbasë dy finalet kryesore të kombëtares së Argjentinës, kundër Perusë (5 tetor) dhe Ekuadorit (10 tetor). 

Image
Kështu dukej taksi pas aksidentit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat