Lumturija shpreh emocionet e 15 vjetorit...

Futboll

Lumturija shpreh emocionet e 15 vjetorit...

Nga: K.Goca Më: 5 tetor 2017 Në ora: 13:24
KFF Kosova 15 vjet me parë

Një periudhë luajti me sukses për klubin e futbollit Kosova e Prishtinës, Lumturie Muhadri, tani gjyqtare e futbollit. Ajo shpreh emocionet e saja për 15 vjetorin e themelimit të klubit. “E lumtur për këtë 15 vjetor të themelimit të ekipit të parë të futbollit femëror, ku arritëm te realizojmë ëndrrën e fëmijërisë edhe pse gjatë rrugëtimit tonë patëm shumë sakrifica po nuk u dorëzuam për asnjë moment , mbi të gjitha mbizotëronte pasioni dhe dëshira për të vazhduar.

E lumtur që patëm përkrahjen e familjes, shoqërisë , zyrtarëve të ekipit Kosova P., sepse thyerja e barrierave nuk ishte aspak e lehtë.

E lumtur që me këtë sport arrita ti prek pothuajse të gjitha duke e cekur edhe ligen e kampionëve.

E lumtur qe ia mundësuam shumë të rejave të vazhdojnë të ndjekin ëndrrën e tyre me formimin e ekipit , ku me pas u formuan edhe shumë ekipe tjera, ishim motivim për të gjitha ekipet e Kosovës.

Dua të i falënderoj: Bashkëthemeluesen Lindita Cena, përkrahësin dhe kryetarin e klubit Agim Ademi. Trajnerët: te ndjerin Bacin Halil Sadikun,H aki Bllacakun, Enver Fazliun, Ilir Sopin, Naim Pevqelin, Bajram Krasniqin, Fatmir Zhdrellen. Federatën e futbollit të Kosovës si dhe kryetaren e ligës së femrave Vjollca Krasniqin, dhe përzgjedhësen e përfaqësueses së femrave Afërdita Fazliun për ndihmesën dhe përkrahjen që na kanë ofruar.

Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtaret e mia, për të gjitha për kontributin e dhënë ,dhe vazhdojnë secila nëpër ekipet dhe qytete e tyre, tani duke e masovizuar futbollin femëror.

Gëzuar ky 15 vjetor shpresojë që përvjetorët tjerë të na gjejnë edhe me të masovizuar dhe shpresojë të kemi suksese edhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Lumturie Muhadri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat