Panucci ka emocione para ndeshjes me Italinë

Futboll

Panucci ka emocione para ndeshjes me Italinë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 17:01
Panucci

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, shpreh i matur në prag të ndeshjes me Italinë, e cila luhet nesër në orën 20.45 në “Loro Boriçi” në Shkodër. Ai foli edhe për emocionet që do t’i dhurojë kjo sfidë, e fundit për kualifikimet për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’. “Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë”, tha Panucci.

“Me Spanjën mungoi: Mavraj, Abrashi, Kukeli, Roshi, Cikalleshi, Strakosha, Agolli. 7 dëmtime sigurisht që influencojnë tek ne pasi janë lojtarë me rëndësi. Dua të them që bëmë një ndeshje të mirë”, theksoi ai. Si do të luajë nesër Shqipëria? “Si ishte Shqipëria me Spanjën? Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri, sa herë goditëm portën? Sa herë qëlloi në portën e Spanjës? E di cila është skuadra që ka qëlluar më shumë në portën e Spanjës. 14 raste dhe 4  goditje në kuadrat. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? Zero. Kjo është përgjigja”, thotë Panucci. Formacioni ndaj Italisë? “Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. Sepse është plak!”, ka thënë Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat