Agolli ndaj Italisë kërkon një rezultat të mirë

Futboll

Agolli ndaj Italisë kërkon një rezultat të mirë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 17:58
Agolli

“Kam punuar mirë këtë periudhë që kemi qenë të grumbulluar. Mendoj se fizikisht jam mjaftë mirë në këtë moment”, tha futbollisti Ansi Agollit. Kapiteni i ekipit kuqezi, tha se gjendja e tij është përmirësuar pas dëmtimit që pati në ndeshjen ndaj Maqedonisë. “Gjithmonë gjendja ka ardhur duke u përmirësuar pas atij dëmtimi që pësova në ndeshjen me Maqedoninë. Mendoj se janë dy nga skuadrat më të mira në botë, sidomos Spanja. Normalisht duhet të jesh në gjendje fizike mjaftë të mirë që ti përballosh. Kështu që nuk ka diferenca Spanja me Italinë janë dy skuadrat më të mira dhe që kërkojnë një gjendje mjaftë të mirë fizike”, -tha Agolli. Por duket se ky mesazh i kapitenit nuk u prit mirë nga Christian Panucci, i cili e “thumboi” kapitenin duke e quajtur “plak”. Por pavarësisht batutave miqësore mes trajnerit dhe kapitenit, Agolli është shprehur se ndaj Italisë kërkon një rezultat të mirë. “Përjetimi im lidhet me skuadrën, këto ndeshje përjetohen me emocion ndryshe nga të gjithë ne, jo vetëm nga unë, pavarësisht eksperiencës që kam. Këto janë ndeshje që ta ngrejnë adrenalinën. Nesër do luaj, pas ndeshjes të shohim. Disa gjëra, nga ndeshja me Spanjën, ne futbollistët i kemi analizuar bashkë me trajnerin. Nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati sepse të gjithë e duan rezultatin, por në këto momente është e rëndësishme që ne të ngrihemi sa më shumë në lojën tonë”-u shpreh kapiteni Agolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat