Sermaxhaj ka dy fjalë për Albert Bunjakun

Futboll

Sermaxhaj ka dy fjalë për Albert Bunjakun

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:38
Genc Sermaxhaj

Kosova sfidohet nga Islanda, që luhet sonte (20.45) në Reikjavik. Ish reprezentuesi i Kosovës,  Genc Sermaxhaj, tani analist për futboll, tha se Kosovën e pret një takim i vështirë. “Kosovën në Islandë e pret e zakonshmja, por mos të jetë me rezultat të thellë. Islanda u tregua e fortë edhe në ‘Loro Boriçi’, e tillë do të jetë edhe në vendin e tyre. Ndeshja e fundit për stafin teknik të përfaqësueses sonë. Bunjaki ka kontribuar mjaft për futbollin e Kosovës, tani është koha për një trajner me përvojë dhe domosdo duhet të jetë i huaj. Shpresojmë të mos pësojmë shumë gola në ndeshjen e fundit”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kosova ka një barazim e tetë humbje, a është pritur më shumë?

“Kemi pritur më shumë, ka pas mundësi për më shumë, nuk patëm fat, bëmë shumë gabime, nuk ishim të koncentruar maksimalisht. Angazhimi ka qenë i mjaftueshëm, por kot kur në momentet e duhura Bunjaki nuk ishte treguar i zgjuar me njëmbëdhjetëshin startuese dhe me zëvendësime. Gjithashtu edhe disa nga futbollistët tanë nuk janë as të përafërt me nivelin e futbollistëve tjerë të grupit. Përveç Valon Berisha në përfaqësuesen tonë i cili dallohej nga të tjerët me kualitet më të mira, të tjerët ishin paraqitur vërtet shumë dobët”, ka thënë Sermaxhaj. Në nëntë ndeshje Kosova ka shënuar gjithsej tri gola e ka pësuar 22 sosh.  Megjithatë, ka një përvojë të mirë, sepse për herë të parë në histori mori pjesë në kualifikime dhe të vetmen pikë e fituan me 5 shtator të vitit të kaluar, ku në Turku barazuan me rezultat 1:1 me Finlandën.

Sonte, Grupi I

Islanda-Kosova         20.45

Ukraina-Kroacia       20.45

Finlanda-Turqia       20.45

Tabela

1. Islanda 9       6       1       2       19

2. Kroacia                   9       5       2       2       17

3. Ukraina                  9       5       2       2       17

4. Turqia  9       4       2       3       14

5. Finlanda                 9       2       2       5       8

6. Kosova 9       0       1       8       1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat