Tabarez: Messi ende po luan, nuk mund të thuash se çfarë do të ndodhë

Futboll

Tabarez: Messi ende po luan, nuk mund të thuash se çfarë do të ndodhë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:05
Lionel Messi

Oscar Tabarez nuk beson se dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës do të lërë një njollë në karrierën e shquar të Lionel Messit, pasi trajneri i Uruguajit këmbënguli se fituesi i pesë herë “Topit të Artë” nuk mund të bëjë gjithçka për Argjentinën. Messi dhe Argjentina ishin në pozitën e dytë në Kupën e Botës 2014, por gjigandët e Amerikës Jugore janë në rrezik të vërtetë që të humbasin turneun e vitit të ardhshëm në Rusi. Një barazim i pamëshirshëm në shtëpi me Perunë e la Argjentinën të gjashtën në renditjen e CONMEBOL, me një kualifikuese të mbetur, kundër Ekuadorit, të martën. Messi arriti të shkëlqejë personalisht në ndeshjen e Buenos Aires javën e kaluar, ndërsa, gjithashtu, krijoi mundësi për shokët e ekipit, Dario Benedetto, Emiliano Rigoni dhe Marcus Acuna, ndaj trajneri i Uruguait, Tabarez, tha se ylli i Barcelonës ka nevojë për mbështetje, nëse dy herë kampionët e Argjentinës duan të kualifikohen për një Kupë Botërore, të 12-tën e njëpasnjëshme.

“Unë nuk e shoh atë si një njollë dhe nuk duhet të jetë kështu, – tha Tabarez, kur u pyet nëse mosshkuarja në “Rusia 2018” do të ishte një minus në karrierën e Messit. – Ka shumë lojtarë të mëdhenj në historinë e futbollit që nuk ishin kampionë botërorë dhe ata nuk janë të ngjyrosur nga kjo, të paktën për mua. Përveç kësaj, Messi ende po luan, nuk mund të thuash se çfarë do të ndodhë. Argjentina ka probleme për t’u kualifikuar, por nëse ia del kësaj, do të jetë favorite për të fituar Kupën e Botës. Messi është një lojtar i madh, por nuk mund të bëjë gjithçka, ky është një sport ekipor. Ai luan me lavdërime për atë që është më i miri, por duke marrë të gjithë fajin mbi supe, kur gjërat nuk shkojnë mirë, edhe kur ai nuk është përgjegjës, kjo nuk shkon. Futbolli nuk është i lehtë dhe jo gjithmonë lojtarët më të mirë mund të trajtojnë gjithçka. Statistikat kanë për qëllim të interpretohen, por nëse ju shikoni statistikat e Messit, gjatë gjithë karrierës së tij, ato janë mbresëlënëse, nuk mund ta besoni. Dhe kjo është e mjaftueshme për të hyrë në historinë e futbollit, por nganjëherë nuk është e mjaftueshme për Botërorin. Ai duhet të jetë kampion i Kupës së Botës për të hyrë në histori, ose nuk është i denjë, me këtë gjë nuk pajtohem kurrsesi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat