“Blick” kërkon një ndryshim në kombëtaren helvete, ja cilin lojtar

Futboll

“Blick” kërkon një ndryshim në kombëtaren helvete, ja cilin lojtar

Nga: Fitim Dika Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:14
Vladimir Petkovic

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, nuk duhet të ndryshojë artin e tij të lojës, shkruan shefi sportiv i futbollit në “Blick” Andreas Böni. Por ai duhet të mnedojë për Zakaria.

Sipas tij, Petkovic është në një dilemë të shkëlqyeshme. Kundër Hungarisë luajti me tre lojtarë titullarë që vlejnë si të vjetër, por çfarë do bëjë me Portugalinë nesër? 

Përveç Behramit që është i lënduar, Petkovic mendohet se do lë jashtë fushave Steven Zuber, së bashku me Fabian Frei dhe François Moubandje.

Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Ricardo Rodriguez sipas gjitha gjasave do jenë përsëri titullarë. Kjo është mirë. Pasi në këto kohë suksesi nuk duhet të ndryshojë stili. E vetmja që ai duhet të ndryshojë është mesfusha pranë Granit Xhakës. Kundër Hungarisë luante Remo Freuler si zëvendës i Behramit, por nuk kënaqi shumë me paraqitjen e tij.  Mbase i mungon simbioza me këtë klub dhe me Portugalinë do ishte më mirë sikur ai të zëvendësohej me sprinterin Denis Zakaria.

Pavarësisht besimit të Petkovic, përfaqësuesja helvete i ka të gjitha mundësitë për të sjellë pikën nga Portugalia dhe për t’ju larguar balotazhit./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat