Sarri: Nuk jemi anti-Juve

Futboll

Sarri: Nuk jemi anti-Juve

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:01
Maurizio Sarri

Napoli deri me tash ka bilancin e qind për qindtë në Seria A, në shtatë ndeshje po aq fitore, duke udhëhequr kreun me 21 pikë apo dy më shumë se kampioni në fuqi Juventusi dhe Interi që mban pozitën e tretë.  Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, tha se Juve është favoritë: “Qetësohuni, Juventusi aktual është më i forti në shtatë apo tetë vitet e fundit.

Për mua ata janë favorit dhe do ishte e pa vend të krahasojmë vetëm me ata. Ende nuk e di si është 100 për qindëshi jonë, por e di se ne nuk jemi anti-Juve, aktualisht ata janë një nivel tjetër. Të jesh i pari është një ndjenjë e këndshme, por momenti kur sezoni vendoset është ende larg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat