FIFA publikon listën për "FIFA Puskas Award 2017"

Futboll

FIFA publikon listën për "FIFA Puskas Award 2017"

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:25
Logo e FIFA-s

FIFA ka publikuar listën për FIFA Puskas Award 2017. Çmim që jepet për golin më të mirë të vitit në futbollin botëror.

Në listë nuk mund të mungonte edhe goli i Olivier Giroud ndaj Crystal Palace në Ligën Premier. Nominimet është Deyna Castellanos nga Venezuela që shënoi nga mesi i fushës ndaj Kamerunit në Kampionatin Botëror U17 për femra.

Top treshja mbyllet me golin e portierit Oscarine Masuluke nga skuadra Baroka (Afrika e Jugut), i cili shënoi në stilin gërshërë në minutën e fundit.

Votimi për golin me të bukur nga tifozët gjatë deri 23 dhjetor dhe do ndahet në ceremoninë e Londrës për ‘The Best FIFA Football Awards’.

Fituesit e këtij çmimi në vitet e fundit ishin: Cristiano Ronaldo, Neymar, James Rodriguez dhe Zlatan Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat