Shqipëri – Itali, ky është parashikimi i Presidentit Meta

Futboll

Shqipëri – Itali, ky është parashikimi i Presidentit Meta

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:23
Ilir Meta

I pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Itali, do të jetë edhe presidenti Ilir Meta.

Në një prononcim për RTSH-në Meta shprehet se është një emocion i veçante ku do të shikojë përballje mes këtyre skuadrave.

Ju latë Tiranë dhe erdhët në Shkodër?

Mendoj që ishte një zgjidhje shumë e mirë. Shkodra si një djep i futbollit, dhe duhet ti japi kurajë Kombëtares për një rezultate pozitiv. Vllaznia ka bërë futboll shumë të bukur.  Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur në radhë të parë, dhe besoj se ekipi unë i ka mundësitë për një rezultat pozitiv.

Presidenti si tifoz, keni një parashikim?

Nuk doja të bëja parashikime në futboll topi është i rrumbullaket dhe është i paparashikueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat