Can i lumtur me interesimin e Juventusit

Futboll

Can i lumtur me interesimin e Juventusit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:27
Can është dëshirë e kamotshme e Zonjë së Vjetër

Mesfushori i Liverpoolit, gjermani Emre Can është i lumtur me interesin e konfirmuar të skuadrës së madhe italiane, Juventusit.

Can është në nëntë muajt e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me skuadrën nga Anfield.

Mos vazhdimi i kontratës nga ana e tij e bënë të mundshme nënshkrimin e një para-kontrate me klubet e tjera gjatë muajit janar, duke u larguar me parametra zero.

Skuadra e madhe italiane, Juventusi është shumë i interesuar për ta pasur në radhët e veta gjermanin, ndërsa edhe Can është shprehur i kënaqur me interesimin e tyre.

“Është gjithmonë një nder të marrash ofertë nga një klub [Juventusi] i tillë i njohur, por momentalisht jam i përqendruar vetëm në sezonin tim me Liverpulin”, ka thënë fillimisht Can për revistën Kicker.

“Agjenti im kujdeset për pjesën tjetër të punëve”.

“Liga Premier është vetëm një ligë shumë e mirë, më interesantja në botë, por gjithnjë duhet të respektojmë klubet dhe ligat e tjera të mëdha”.

“Ti nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe unë nuk e di se çfarë planifikon Jurgen Klopp”, përfundoi mesfushori gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat