Gazetari ndalon për intervistë yllin e Italisë, ai i bën komplimente mbrojtësit shqiptar

Futboll

Gazetari ndalon për intervistë yllin e Italisë, ai i bën komplimente mbrojtësit shqiptar

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 07:24
Lorenco Insinje

Pas ndeshjes, një nga yjet e Italisë, Lorenco Insinje është ndalur dhe ka folur mbi ndeshjen e sotme për mikrofonin e TVSH-së. Ai e cilësoi fitoren e vështirë, por nuk harroi të komentonte edhe shokun e tij të skuadrës te Napoli, Elseid Hysajn.

“Ishte ndeshje e vështirë. Shqipëria ka ekip të fortë. Kisha përballë Hysajn dhe dihet që nuk ka qenë kundërshtar i lehtë pasi më njeh mirë. Luajmë bashkë dhe m’i njeh lëvizjet. E rëndësishme ishte se arritëm te fitorja. Ndërruam bluzat me Hysajn dhe i them që ka bërë një lojë të mirë. Shihemi të mërkurën në Napoli”, deklaroi Insinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat