Shaqiri kundër Ronaldos apo Portugali-Zvicër sikurse finale

Futboll

Shaqiri kundër Ronaldos apo Portugali-Zvicër sikurse finale

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:56
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri me shokë apo Cristiano Ronaldo, do të jenë më të suksesshëm në sfidën e madhe që luhet sonte në Lisbonë (në orën 20.45). Portugali-Zvicër pa dyshim është sikurse finale, sepse luftohet për vend të parë në grupin B që siguron biletën për në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Zvicra është në përparësi ndaj kampionit në fuqi të Evropës Portugalisë, pasi që vitin e kaluar përkatësisht me 6 shtator në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel, kishin triumfuar me rezultat 2:0, me golat që i realizuan Embolo (24’) e Mehmedi (30’).

Futbollistët e Zvicrës synojnë një pikë eventualisht të importojnë të tria, që të kualifikohen më tej. Portugalia është në një situatë të jesh apo të mos jesh për faktin se do të ndeshet me Zvicrën që po kalon formë të mirë. Shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili e Valon Behrami, ky i fundit është i lënduar, janë shumë afër kualifikimit.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, synon fitoren e dhjetë rresht apo bilancin e qind për qind. Zvicra deri me tash ka nëntë fitore, goldallimin 23:5, udhëheqin renditjen me 27 pikë, tri më shumë se Portugalia që mban pozitën e dytë, me 8 fitore e 1 humbje, goldallimin 30:4. Sfida mes tyre do të jetë jashtëzakonisht interesante, ku do të zhvillohet luftë e ashpër sportive për fitore, megjithëse Zvicrës i mjafton edhe një pikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat