Panucci tregon prapaskenat me Xhakën: Jam mbyllur me të në një dhomë

Futboll

Panucci tregon prapaskenat me Xhakën: Jam mbyllur me të në një dhomë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:47
Christian Panucci

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas ndeshjes në “Loro Boriçi” ku Shqipëria humbi me rezultatin e ngushtë 0-1 me Italinë, ka folur trajneri i kombëtares Christian Panucci.

Trajneri ka zbuluar prapaskena interesante lidhur me Taulant Xhakën, një nga emrat më të përfolur të kombëtares të cilit Panucci i bëri një “mbrojtje si në gjykatë” para gazetarëve.

“Më erdhi keq që nuk luajti dje. Të tjerët më kanë thënë që s’është i aftë, nuk i kam besuar. Jam mbyllur në një dhomë me të, e kam parë në sy, nuk mund të më tradhtojë, ai jep shpirtin në fushë, jep maksimumin”, u shpreh i sigurtë trajneri i kombëtares për të riun impulsiv por shumë të talentuar të kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat