Kosova mposhtet nga Holanda

Futboll

Kosova mposhtet nga Holanda

Nga: K.Goca Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:44
Kombëtarja e Kosovës U-17

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-17 pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Holanda, në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Budapest.  Holanda bëri lojë mjaft të mirë dhe falë përvojës më shumë triumfuan ndaj djelmoshave tanë që debutuan në garat evropiane.

Futbollisti Daishawn Redan shënoi het-trik ( 12', 23 e 56') në fitoren e Holandës, kurse për Kosovën U-17 realizoi Albin Prapashtica (13’). Kosova është në grupin 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-17, turne i këtij grupit po mbahet në Hungari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat