Flamurtari barazon me Feronikelin

Futboll

Flamurtari barazon me Feronikelin

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:20
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari i Prishtinës mezi e ndali një pikë në vatër të vetë në përballje me Feronikelin nga Drenasi, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. Ballafaqimi në mes këtyre skuadrave përfundoi pa fitues (2:2).

Flamurtarët në çastet e fundit barazuan rezultatin dhe evituan humbjen, kurse skuadra nga Drenasi ka qenë e pafat që të kthehet me pikë të plota. Në minutën e 20-të, Mendurim Hoti kaloi në epërsi Feronikelin, ndërsa pesë minuta pa përfunduar  periudha e parë e lojës, Blendi Baftiu barazoi rezultatin (1:1). Njëmbëdhjetë minuta pa përfunduar sfida, Feronikeli sërish në epërsi duke iu falënderuar golit të Qemail Elshanit.

Kur pritej se pikët do të shkojnë në Drenas, në minutën e 88-të Emir Rama realizoi nga gjuajtja e lirë dhe 2:2. Feronikeli ngjitet në vend të gjashtë me 12 pikë, kurse Flamurtari është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat