Arjen Robben pensionohet nga kombëtarja

Futboll

Arjen Robben pensionohet nga kombëtarja

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 06:11
Arjen Robben

Arjen Robben është pensionuar nga kombëtarja e Holandës, pas dështimit të përfaqësueses së tij që të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Anësori i Bayern Munichut i shënoi të dy golat e Tulipanëve në fitoren prej 2-0 ndaj Suedisë, mirëpo kjo nuk mjaftoi për kualifikim.

Megjithëse të dyja përfaqësueset kishin pikë të barabarta, suedezët siguruan pjesëmarrjen në ‘play-off’ falë golaverazhit më të mirë.

33-vjeçari debutoi për kombëtaren në vitin 2003 dhe ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai ishte ndër më të mirët në finalen e vitit 2010, të cilën përfaqësuesja e tij e humbi nga Spanja në vazhdime.

Robben ka regjistruar 96 paraqitje për Holandën dhe i ka shënuar 37 gola.

Anësori ka një mesatare prej një goli ose asistimi në çdo 112 minuta dhe krahas numrit të golave të përmendur, ai i ka dhuruar edhe 29 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat