Messi dërgon Argjentinën në Rusi, kualifikohen edhe Brazili, Uruguai dhe Kolumbia

Futboll

Messi dërgon Argjentinën në Rusi, kualifikohen edhe Brazili, Uruguai dhe Kolumbia

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 06:36
Leo Messi i cili shënoi hat trick (11, 18 dhe 62) për ta dërguar Argjentinën në Rusi.

Messi dërgon Argjentinën në Rusi, kualifikohen edhe Brazili, Uruguai dhe Kolumbia.

Leo Messi i ka prirë skuadrës së Argjentinës në fitoren e tyre të madhe kundër Ekuadorit për ta kualifikuar këtë skuadër për në Botërorin Rusia 2018.

Argjentina në fillim të ndeshjes ishte zënë në befasi nga kundërshtari pasi që Renato i Ekuadorit shënoi që në minutën e parë.

Por, pas këtij goli në skenë ka dal ylli i Barcelonës, Leo Messi i cili shënoi hat trick (11, 18 dhe 62) për ta dërguar Argjentinën në Rusi.

Qysh para kësaj ndeshje Brazili e kishte siguruar biletën për Botëror ndërkaq ndeshjet e fundit, ato të sotmet, përcaktuan edhe 3 të kualifikuarit direkt. Brazili ka mposhtur Kilin me rezultat 3-0, për ta eliminuar kampionin e Amerikës Latine që të merr pjesë në Botëror. Gabriel Jesus me dy gola dhe Paulinho për t’i shuar shpresat e Kilit për të shkuar në Rusi.

Uruguai ka fituar me rezultat 4-2 për t’u kualifikuar po ashtu në Botëror e njëjtë edhe Kolumbia arriti që të barazoi me Peru, duke u kualifikuar kështu direkt në Botëror. Peru duhet ta kërkojë kualifikimin me anë të ndeshjeve të play offit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat