SHBA-të nuk shkojnë në Rusi

Futboll

SHBA-të nuk shkojnë në Rusi

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 06:45
Foto nga ndeshja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk iakanë dalë të kualifikohen për në botërorin 'Rusi 2018', pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad & Tobago.

Meksika dhe Kosta Rika ishin dy skuadrat e para që e kishin siguruar kualifikimin në grupin e shteteve të Amerikës Qendrore dhe Veriore. 

Panamaja u bë e kualifikuara e tretë, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kosta Rikën dhe parakaloi SHBA-të. 

Edhe Hondurasi do të ketë një shans për të marrë pjesë në botëror, pasi fitoi 3-2 ndaj Meksikës dhe mbylli eliminatoret në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në fazën e Play Off. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat