Plepolli politikanëve: Lini foret, a e dini pse

Futboll

Plepolli politikanëve: Lini foret, a e dini pse

Nga: K.Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:56
Arsim Plepolli

Nuk durohet kjo gjendje që kalojnë sportistët dhe klubet e ndryshme në Kosovë. 18 vjet pas luftës nuk e ka shteti ynë asnjë stadium me standarde ndërkombëtare dhe ndeshjet ndërkombëtare duhet t’i luajnë herë në Shkodër e herë në Elbasan sa i përket futbollit, qe besa edhe basketbolli ka telashe, sepse nëse nuk i plotësojnë kriteret përafërsisht me 3000 ulëse që të jetë palestra në Prishtinë, nuk mund të luajnë me Lituaninë.

“Të gjithë politikanët tash me sportistë dhe nuk e kemi asnjë stadium! Lini foret, marre”, shkruan Arsim Plepolli, ish futbollist i mirënjohur dhe i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat