UEFA cakton Ligën e Kombeve, ky është grupi i Kosovës

Futboll

UEFA cakton Ligën e Kombeve, ky është grupi i Kosovës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:16
Futboll

Kosova do të jetë pjesë e Ligës D. Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksembyrgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta, Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Sipas renditjes së FIFA-s, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, ku do të ketë si kundërshtarë pjesën më të madhe të kombëtareve të Ballkanit.

Liga C do të përbëhet nga tre grupe me nga katër ekipe dhe një grup me tre ekipe.

Shorti për ndarjen në grupe do të hidhet më 24 janar të 2018-s.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, SHQIPËRIA, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

League A: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia dhe Holanda.

League B: Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika Irlanda, Bosnja e Hercegovina, Irlanda Veriore, Danimarka, Çekia dhe Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat