Tifozët boshnjakë djegin stadiumin

Futboll

Tifozët boshnjakë djegin stadiumin

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 12:24
Pamje nga stadiumi

Një organizim pak a shumë si një pjesë e tifozërisë shqiptare në Palermo, që hodhën flakadanë në fushë dhe ndërprenë ndeshjen. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Estoni, ku vendasit prisnin Bosnjën, kjo e fundit ka fituar 1-2 dhe ka mbetur në vend të tretë të grupit eliminator H dhe njëkohësisht jashtë Botërorit apo “play-off”-it. Të pranishëm në Estoni, tifozët e çmendur boshnjakë, që njihen me emrin “BH Fanaticos” kanë ndërprerë për disa minuta ndeshjen në pjesën e pare, duke hedhur flakadanë në fushën e lojës dhe duke formuar një atmosferë të ngjashme me luftën. Më pas ndeshja ka rifilluar normalisht, por Bosnja me siguri do të dënohet për këtë veprim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat