Shqiptari stërvitet me Baselin

Futboll

Shqiptari stërvitet me Baselin

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:14
Naser Aliji

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, është në pritje të një skuadre të re, pas ndarjes me klubin gjerman të Kaiserlautern, që garon në Bundesliga 2. Dhe, deri sa të marrë vendimin për të ardhmen e tij, ai ka vendosur të stërvitet me skuadrën e Baselit, kampionit të Zvicrës, e cila ia ka hapur dyert futbollistit të dikurshëm të vet.

Një gjest për t’u përshëndetur nga drejtuesit e gjigantit zviceran, që i ka dalë në ndihmë 23-vjeçarit. Aliji ka dy javë që është duke u ushtruar te Bazeli në mënyrë që të mbajë formën e tij për të qenë i gatshëm për ekipin me të cilin do të vazhdojë karrierën. Ka mjaft spekulime rreth skuadrës së tij të re, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Karriera e tij ka nisur te Baden, pastaj Arau, Bazel, Vaduz dhe së fundmi Kaiserlautern, me të cilin e prishi marrëveshjen. Nga viti 2015 është pjesë e kombëtares shqiptare, me të cilën luajti në “Euro 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat