Prishtina triumfon në derbin e rivalëve të vjetër

Futboll

Prishtina triumfon në derbin e rivalëve të vjetër

Nga: K.Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:01
Pamje nga një ndeshje

Skuadra me renome Prishtina dhe Vëllaznimi nga Gjakova, u takuan në mes vete në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe prishtinasit triumfuan me rezultat 1:0. Fitore e madhe dhe në çastet e fundit, duke iu falënderuar Armend Dallkut. Tri pikë që nuk maten as me ari dhe vjen fitorja e parë për kryetrajnerin e ri Mirel Josa. 

Të gjithë menduan se sfida e rivalëve të vjetër do të përfundojë pa fitues, por Mentor  Mazrekaj nga gjuajtja e lirë për bukuri pasoi deri te mbrojtësi Dallku dhe shënoi për fitoren e madhe. Prishtina tani është në vend të katërt me 15 pikë, kurse Vëllaznimi bie në pozitën e tetë me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat