Munishi akuzon rëndë: “Gjyqtari vetëm sa nuk u bë sulmues i Prishtinës”

Futboll

Munishi akuzon rëndë: “Gjyqtari vetëm sa nuk u bë sulmues i Prishtinës”

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:06
Ismet Munishi

Mervan Bejtullahu ishte shkaktari kryesor pse Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit, thotë trajneri i klubit gjakovar, Ismet Munishi.

Ai ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor, të cilin e sheh fajtorin kryesor pse kuqezinjtë nuk morën pikë sot në Drenas. Vëllaznimi pësoi 1:0 pas golit të Armend Dallkut, në minutën 90. Paraprakisht u akordua gjuajtja e lirë për Prishtinën, derisa në të njëjtin aksion nuk u ndalë ndërhyrje e palejueshme ndaj lojtarit mysafir nga Ahmed Januzi.

“Së pari ishte faull për ne para golit. Gjithë pjesën e dytë gjyqtari e ka ndihmuar Prishtinën. Së paku për katër penallti jemi dëmtuar gjatë këtij sezoni. Pak i kemi problemet tona, plus me këto referime. Sot ai (gjyqtari) vetëm sa nuk luajti sulmues dhe të jepte gol”, tha Munishi për SuperSport Kosova, raporton “GazetaOlle”.

“Do të isha I kënaqur me një pikë, sepse kishim shumë mungesa sot . Ne do të vazhdojmë të luftojmë, mirëpo duhet pasur kujdes dhe jo me këso referimi skandaloz dhe me provokime. Ska nevojë gjyqtari të provokojë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat