Kaka largohet nga Orlando, jo nga futbolli

Futboll

Kaka largohet nga Orlando, jo nga futbolli

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 21:55
Ricardo Kaka

Ricardo Kaka ka bërë të ditur se do të largohet nga Orlando City në fund të sezonit në MLS, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të pensionohet nga futbolli.

“Dua të njoftoj se nuk do ta rinovoj kontratën time me Orlando Cityn. Ky është njoftimi i vetëm që dua të jap”.

“Do ta respektoj fanellën e Orlandos deri në fund të sezonit”, ka thënë braziliani në një konferencë për shtyp.

Ditë më parë u përhapën spekulime se 35-vjeçari dëshiron të pensionohet nga futbolli, duke qenë se kishte deklaruar për Globoesporte se më nuk po ndjen kënaqësi kur luan futboll.

“Dua ta shfrytëzoj rastin që ta sqaroj atë që e kam thënë (për Globoesporte). Dhimbja (nga lëndimet) nuk do të ndikojë në vendimin tim. Mund ta pyesni cilindo futbollist dhe do t’ju thotë se ka dhimbje kur luan”.

“Vendimi im për të mos e rinovuar kontratën nuk është bazuar në aspektin fizik dhe as për hapin e ardhshëm në karrierën time”.

“E ardhmja për mua është vetëm ky moment, prandaj e vetmja gjë që di tash për tash është se nuk do të jem lojtar i Orlando Cityt në sezonin e ardhshëm. Kjo është çështja e vetme që e kam. Ndjej nevojën për sfida të reja”, ka deklaruar Kaka.

Kaka luan te Orlando nga viti 2014

Vitet më të mira të karrierës së tij, mesfushori i ka pasur te Milani (2003-2009), pastaj kaloi te Real Madridi (2009-2013), u kthye sërish te Rossonerët (2013-2014), ndërsa në vitin 2014 u transferua në MLS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat