Vëllaznimi FFK-së: Mos vazhdoni me këtë qasje ndaj Klubit tonë, në të kundërtën drejtësinë do ta marrim në dorën tonë

Futboll

Vëllaznimi FFK-së: Mos vazhdoni me këtë qasje ndaj Klubit tonë, në të kundërtën drejtësinë do ta marrim në dorën tonë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:20
Pamje nga ndeshja e djeshme, foto FC Prishtina

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova nuk pajtohet me humbjen nga Prishtina me rezultat 1:0, sipas tyre janë dëmtuar drastikisht nga gjyqtari Mervan Bejtullahu. Ata reaguan përmes një kumtese: “Bordi i FC Vëllaznimit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar në mes të FC Prishtina dhe FC Vëllaznimi e cila u mbyll në mënyrë më të turpshme nga referi kryesorë Mervan Bejtullahu. Gjatë ndeshjes Prishtina - Vëllaznimi, skuadra jonë nga Gjakova dëmtohet nga referët, të cilët nuk i përkasin nivelit të Superligës e cila nuk i ndëshkon për gabimet që bëjnë. Skuadra jonë është dëmtuar që nga ndeshja me Drenicën, Llapin, Trepçen'89 deri në ndeshjen e fundit me Prishtinën, ne kemi heshtur. Dy penallti të pa akorduara ndaj Drenicës, një ndaj Llapit dhe një ndaj Trepçes’89 të konfirmuara nga analist të referimit në studiot televizive në vend, (janë të paraqitura në video). Në ndeshjen ndaj Prishtinës i erdhi fundi durimit tonë, gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu nuk ndali një goditje dënimi për Vëllaznimin, për të dhënë më pas një për Prishtinën në të njëjtin aksion ku erdhe dhe goli vendimtar. Në çdo ndeshje kryetrajnerin e Vëllaznimit Ismet Munishin, referët kanë për qëllim që ta largojnë nga pankina. Ju bëjmë apel Federatës që të kenë kujdes dhe të mos vazhdojë me këtë qasje ndaj Klubit tonë, ose në të kundërtën ne drejtësinë do ta marrim në dorën tonë dhe do të veprojmë siç ju po veproni me ne. Ju paralajmërojmë që nëse një gjë e tillë do të ndodh në ndeshjet e ardhshme, ne nuk do të marrim asnjë përgjegjësi sepse ju jeni duke na detyruar të veprojmë në këtë mënyrë. Ju lutemi që të ndërmerrni masa për dënimin e këtyre referëve që çdo lojë largojnë dhe dëmtojnë shikueshmërinë dhe investitorët në vendin tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat