Wenger i mërzitur për Mustafin

Futboll

Wenger i mërzitur për Mustafin

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:09
Mustafi në mes

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka treguar se mbrojtësi Shkodran Mustafi do të mungojë për të paktën gjashtë javë.

Mustafi u lëndua me Gjermaninë, në kualifikimet për Kupën e Botës. “Ne e kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk besoj se ai do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve”, ka thënë Wenger gjatë një konference për media.

“Lojtari i fundit që kam pritur të lëndohet ishte Mustafi, sepse nuk dihej nëse do të luante dhe se Gjermania ishte e kualifikuar në Botëror”, tha Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat