Muller mbron Ancelottin: Nuk ishte ai problemi!

Futboll

Muller mbron Ancelottin: Nuk ishte ai problemi!

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:02
Thomas Muller dhe Carlo Ancelottin

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi që nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Carlo Ancelottin e ta cilesojmë atë si idhullin e rremë”. 

Nuk janë fjalët e një drejtuesi të ekipit bavarez as të ndonjë prej lojtarëve të tij e as të ndonjë miku të teknikut italian. Deklarata vjen pikërisht nga Thomas Muller, një prej veteranëve të Bayern Mynih, por që shtypi gjerman dhe italian e etiketoi si një prej përgjegjësve që u bënë shkak për largimin e trajnerit Ancelotti.

Prononcimi publik i 28vjecarit gjerman, krijon polemika sepse ai bashkë me Robben, Riberi dhe Boateng, ishte padyshim një prej të pakënaqurve gjatë menaxhimit të Carlo Ancelotit.

Fakti që prej kohësh sulmuesi ishte lënë në stol, ishtë shoqëruar edhe me komente negative të shtypit gjerman, të cilit Anceloti i ishte përgjigjur se nuk mund t’i garantonte vendin askujt, madje as Thomas Mullerit.

Mbi këtë trajekëtore të re në të cilën ecin mendimet e gjermanit Muller pas largimit të Ancelotit, ai shton:

Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet gjithashtu edhe me ndryshimin e rezultateve. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi. Ruajmë kujtime shumë të mira nga  Heynckes, me të cilin arritëm fitoren e trefishtë. Gjithsesi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përformancat tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qënë vetë ne. Duhet t’i bëjmë, hapat një nga e nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat