Ish-ylli i Milan-it zgjidhet president i shtetit

Futboll

Ish-ylli i Milan-it zgjidhet president i shtetit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:18
George Weah

George Weah është presidenti i ri i Liberisë. Një ngjarje historike, që ka si protagonist ish-lojtarin e Milan-it, fituesin e “Topit të Artë” në vitin 1995. 51-vjeçari ka që nga 2005 që i është përkushtuar politikës me dëshirën të japë kontributin e tij për vendin e tij. Parashikimet nuk e favorizonin Weah, edhe pse kishte me vete votat e rinisë, por në fund kutitë e votimin e kurorëzuan si triumfues.

Ish-ylli i Milan-it kishte kandiduar edhe në 2005-ën pa sukses, në 2006-ën kishte provuar si zëvendëspresident, por nuk arriti të zgjidhej. Në 2014 Weah u bë senator dhe duke nisur nga sot ai është presidenti numër 25 i shtetit afrikan. Ndaj tij kanë mbërritur ndërkohë mesazhet dhe urimet e ish-shokëve të skuadrës së Milan-it, mes të cilëve Dasailly dhe Maldini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat