Selmani: Si te kruan dora jote nuk te kruan askush tjetër!

Futboll

Selmani: Si te kruan dora jote nuk te kruan askush tjetër!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:51
Agron Selmani

Trajneri i futbollit Agron Selmani, tha se sikur dora jote nuk të kruan e huaja. Ai preferon përzgjedhës të Kosovës Bylbyl Sokolin. “Duhet ta ulim topin në tokë, të mendojmë me mendje të kthjellët, një proces të punës ekipore duhet ta vazhdoj dikush që do të ndërton një klimë të punës dhe përgjegjësisë ekipore, të ngrit moralin në reprezentacion dhe Kosova të dal gradualisht dhe sigurt nga bota e inferioritetit Në lojën e futbollit, po ashtu duhet të ndërtojmë ambicie reale dhe të matura, të mos sillemi me emocione të momentit dhe të mos jemi subjektiv.

Po lakohen emra për selektor si Sreçko Katanec, Fatih Terim por po lakohet edhe emri Prof Bylbyl Sokolit për selektor të Kosovës, nuk e di cila është e vërteta, por: -Bylbyl Sokoli selektor i Kosovës, pse jo ka kapacitet intelektual, profesional por edhe patriotik që është shumë më rëndësi”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat