Kosova kërkon pikë kundër Uellsit

Futboll

Kosova kërkon pikë kundër Uellsit

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:38
Pamje nga stërvijta

Para ndeshjes me Uellsin, Kombëtarja U-17 e Kosovës mbajti seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Besnik Kollari dhe shtabi teknik u përqendruan në lojë me trysni, gjuajtjet e lira ato nga këndi si dhe nga pika e bardhë si komponenta të një lojë ofensive, por dhe me një mbrojtje të ngjeshur. Atmosfera në Kombëtare është e mirë sikursee që edhe gjendja shëndetësore e futbollistëve sipas fjalëve të mjekut të ekipit Kombëtar dr. Gëzim Murseli është e mirë. Dr. Murseli tha se kemi punuar me kujdes dhe në mënyrë të veçantë për shkak të moshës së re dhe ngarkesës që kanë në tri ndeshje në afat të shkurtër kohor, sikur që kemi punuar edhe në rikuperimin e futbollistëve pas ndeshjeve. në radhët e Kombëtares vërehet një dëshirë e madhe dhe entuziazëm për fitore.

Besnik Kollari, përzgjedhës, është optimistë se do të dalin mirë në takim me Uellsin U-17. “Kemi punuar mjaft shumë dhe mirë për këto dy ditë pas ndeshjes me Holandën, ku kemi nxjerrë mësime nga lëshimet dhe pres një angazhim edhe më të madh në ballafaqim me Uellsin. Nuk është skuadër për t’u nënçmuar dhe duhet të i kundërvihemi me të gjitha forcat që të shënojmë fitore.

Nuk do të jetë lehtë por nuk është e pamundur”, tha Kollari. Bajrush Osmani, kapiten i Kosovës U-17, kërkon rezultat të mirë. “Kemi punuar shumë të gjithë për këtë ndeshje pa dallim. Unë besojë në shokët e mi të skuadrës që do të japim të gjithë maksimumin dhe të arrijmë fitore që do të na hapte rrugë për tutje”, tha Osmani.  Qëndrim Zyba, futbollist, mendon se do të jetë një lojë e vështirë. “Mendoj se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por ne duhet të japim gjithçka nga vetvetja në mënyrë që të arrijmë fitore. Besoj se kemi potencialin dhe dëshirën për të arritur këtë gjë”, ka thënë Zyba. Kosova U-17 në debutim u mposhtë me rezultat 3:1 nga Holanda U-17. Sfida në mes Kosovës U-17 dhe Uellsit U-17, luhet nesër në orën 14.00, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-17. Duhet theksuar se Uellsi takimin e parë e kishte humbë me rezultat 2:1 nga Hungaria U-17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat