Pse të lakmojmë në trajner të huaj!

Futboll

Pse të lakmojmë në trajner të huaj!

Nga: Pse të lakmojmë në trajner të huaj! Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:53
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Tani me kur veç përzgjedhësi Bunjaki është larguar, opinioni sytë dhe mendjen ka drejtuar kah FFK se kënd do e emërojnë në krye të shtabit teknik të përfaqësueses së Kosovës?

Si duket apetitet e prijësve të federatës janë më të mëdha që të sjellin ndonjë përzgjedhës nga jashtë, e më këtë po nënvlerësojnë potencialin e trajnerëve vendorë!

Nëse prijësit e federatës lakmojnë që me një trajner nga jashtë do arrihet kulmi i suksesit, pra kualifikimin në Evropianin e ardhshëm pas dy viteve, atëherë mund ta kenë gabim, sepse këto dy vite do i duhen vetëm të fitojnë përvojën këtij potenciali të futbollistëve që kem për momentin por edhe në të ardhmen e afërt.

Të garosh dy vitet e ardhshme për kualifikime vetëm sa për të fituar përvojën, atëherë më mirë do ishte që përzgjedhës dhe shtabi teknik të emërohen trajner nga Kosova.

Siç kem potencial të futbollistëve nga jashtë por edhe nga futbolli i Kosovës (talent të rinj nga përzgjedhja U-21-19 etj.) ashtu kem edhe trajner nga Kosova të sprovuar por që duhet të fitojnë përvojë edhe më të madhe në garat ndërkombëtare, pra edhe këtyre të fundit t’u jepet rasti (rasti).

Pse të lakmojmë në trajner të huaj që do na kushtonin pesëfishin më shumë dhe të cilët nuk mund ta duan përfaqësuesen ashtu siç e duan trajnerët vendorë, por edhe të vijnë për një punë që mund ta bëjnë me te njëjtin sukses edhe trajnerët vendorë.

Unë po e paramendoj se çfarë shtabi do ishte në bankinën e përfaqësueses me këta emra; Bylbyl Sokoli, Gani Sejdiu, Afrim Tovërlani, apo Besnik Hasi, Ardian Kozniku, Fetah Veliu, Arbnor Morina etj.

Nëse e shikojmë të kaluarën, prijësit e FFK-s, me më dëshirë do sillnin dikën nga jashtë dhe të lidhin kumarin sikur që patën me Bunjakin për një dekadë edhe atë vetëm për interesa personale e jo për interesa të përfaqësueses dhe shtetit të Kosovës.

Pra, kush e dashka me shumë përfaqësuesen dhe shtetin e Kosovës.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat