Prishtina ia kujton Munishit Bajram Gashin: "A e mujmë Prishtinën? E mujmë bre..."!?!? - Bota Sot
Prishtina ia kujton Munishit Bajram Gashin: "A e mujmë Prishtinën? E mujmë bre..."!?!?

Futboll

E martë, 17 tetor 2017

Prishtina ia kujton Munishit Bajram Gashin: "A e mujmë Prishtinën? E mujmë bre..."!?!?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshja

Ismet Munishi, kryetrajner i Vëllaznimit nga Gjakova, është ankuar ashpër dhe ka akuzuar rëndë gjyqtarin Mervan Bejtullahun, sipas tij e ka dëmtuar drastikisht skuadrën gjakovare, e cila pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Prishtina. Në faqen e facebookut të klubit të futbollit Prishtina, tallen keq me Munishin madje ia kujtojnë edhe gjyqtarin Bajram Gashi.

“Ankesa e Ismet Munishit, shiheni me kujdes, Januzi fare nuk e ka prek kundërshtarin. Por, mbase po të ishte gjyqtari i Ismet Munishit, Bajram Gashi, jo vetëm që do ta gjykonte faull, por edhe do të na ndëshkonte me karton të kuq!!!

"A e mujmë Prishtinën? E mujmë bre..."!?!?!”, thuhet në faqen e facebookut të FC Prishtina.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test