Ëndrra e madhe e Berishës: E dua trofeun e Ligës së Evropës me Atalantën

Futboll

Ëndrra e madhe e Berishës: E dua trofeun e Ligës së Evropës me Atalantën

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 08:59
Etrit Berisha duke iu gëzuar fitores ndaj Evertonit në Ligën e Evropës

Portieri shqiptar, Etrit Berisha është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Numri një i Atalantës ka qenë vendimtar këtë vit me klubin zi kaltër si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Djaloshi nga Prishtina ka folur për ‘Corriere Dello Sport’, duke folur për objektivat që ka me Atalantën.

28-vjeçari ka zbuluar dëshirën e tij se ëndërron për ta fituar Ligën e Evropës me skuadrën italiane.

“Fillimi në kampionat ka qenë pozitiv ndërsa në Ligën e Evropës kemi grumbulluar katër pikë nga dy ndeshje të zhvilluara”.

“Nuk jemi mësuar të luajmë ndeshje çdo tri ditë, por falë trajnerit Gasperrinni kemi arritur të familjarizohemi me këtë kalendar”, u shpreh Berisha.

Ish-anëtari i Lazios ka thënë se fitorja në xhiron e parë në Ligën e Evropës ndaj Evertonit i ka bërë të kuptojnë se janë një skuadër e madhe.

“Gasperrini të lejon të pushosh por në të njëjtën kohë të lejon të japësh maksimumin sepse kujdeset për çdo detaj. Fitorja ndaj Evertonit na bëri të kuptonim se jemi në rrugën e duhur dhe mund të përballemi si të barabartë edhe me kundërshtarë si Everton apo Lyon”, deklaroi Berisha.

Krejt në fund ish-anëtari i 2 Korrikut dhe skuadrës suedeze Kalmar foli edhe për mundësitë që ka skuadra e tij për ta fituar Ligën e Evropës.

“Ëndrra ime është trofeu i Ligës së Evropës. I kemi të gjitha mundësitë për ta kaluar grupin, por duhet të mendojmë gjithmonë vetëm për ndeshjet e radhës”, u shpreh gardiani shqiptar.

Pas huazimit një vjeçar vitin e kaluar tek Atalanta nga Lazio, këtë vit klubi zi kaltër vendosi ta blejë kartonin e Berishës për pesë milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat