Aguero kthehet në stërvitje pas aksidentit në Amsterdam

Futboll

Aguero kthehet në stërvitje pas aksidentit në Amsterdam

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:50
Sulmuesi argjentinas, Sergio ‘Kun’ Aguero

Sulmuesi argjentinas, Sergio ‘Kun’ Aguero i është kthyer stërvitjeve me skuadrën e tij angleze, Manchester City.

Aguero ka qenë në pushim që disa javë, pas aksidentit të bërë me taksinë e tij duke u kthyer nga një koncert i mbajtur në Amsterdam.

Taksi që po transmetonte argjentinasi u aksidentua me një shtyllë elektrike, ku si pasojë e tij Agueros iu thye një bri.

Ky lëndim bëri që Aguero të mbes jashtë fushave për disa javë shkaku i dhimbjeve, por tani i është kthyer stërvitjeve.

Kthimin e tij në stërvitje e ka konfirmuar skuadra e Manchester Cityt, por edhe vet sulmuesi argjentinas.

“Aguero është kthyer në stërvitje. Ai ka kompletuar gjithë stërvitjen e ditës së enjte”, ka njoftuar klubi anglez.

Ndryshe, Aguero gjatë ditëve të fundit u lidh me një ofertë nga klubi i madh italian, Milani, të cilët mendohet se do të afrojnë rreth 90 milionë euro për të gjatë janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat