FFK ia ngriu buzëqeshjen Ismet Munishit

Futboll

FFK ia ngriu buzëqeshjen Ismet Munishit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:34
Ismet Munishi

Ismet Munishit i kanë kushtuar deklaratat kundër gjyqtarit Mervan Bejtullahu, duke u gjobitur me të holla nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës. Munishi kishte shprehur pakënaqësinë ndaj gjyqtarit, sipas tij ishte dëmtuar rëndë Vëllaznimi, ku pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Prishtina.

KD i FFK-së ia ngriu në një formë buzëqeshjen Munishit. “Ismet Munishi,  kryetrajner i klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova,  për manifestim të sjelljeve josportive (motivi; fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes veçanërisht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por se i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjen e javës së IX-të të Vala Superligës së Kosovës, dënohet me të holla në shumë prej 1000 euro. Futbollisti Yll Myrtaj i Vëllaznimit dënohet me ndalesë loje në kohëzgjatje për një muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat