Perez shkruan një letër për Zidanen

Futboll

Perez shkruan një letër për Zidanen

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:17
Perez e Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka shkruar një letër për trajnerin Zinedine Zidane me rastin e 100 ndeshjeve që ky i fundit i ka zhvilluar në krye të klubit Madrilen. Kjo letër e shkruar nga Florentino Perez për Zidane është publikuar në Marca.

“Historia dhe legjenda e Real Madridit është krijuar nga një listë unike e titujve, nga një fanbazë që ka qenë gjithmonë e bashkuar në pasqyrimin e vlerave të institucionit dhe nga njerëz te mëdhenj të cilët e kanë forcuar simbolin e klubit gjatë 115 viteve të ekzistencës”, fillon letra e Perez.

“Zinedine Zidane, e cili nesër do të arrijë 100 ndeshje si trajner i skuadrës sonë, i përket këtij grupi të jashtëzakonshëm njerëzish që janë zgjedhur për të qenë një nga simbolet tona. Tifozët e Real Madridit i zgjedhin legjendat e tyre në bazë të asaj që përfaqësojnë dhe në atë që thonë për Real Madridin. Është një vendim që vjen nga zemra e tifozëve tanë. Është diçka që arrihet dita ditës, duke qenë besnikë ndaj vlerave tona dhe duke përputhur pritjet e klubit më prestigjioz në botë”, vazhdon letra e presidentit Perez.

“Jam i privilegjuar që kam sjellë Zidane në klubin e jetës së tij, Real Madridin, në vitin 2001. Që kur u zgjodha si president, isha i bindur se Zidane duhej të ishte me ne dhe shumë vite më vonë edhe pas pensionimit te tij, njerëzit do të më ndalnin në rrugë dhe do të falënderonin për nënshkrimin me të dhe për faktin se ata mund të gëzonin magjinë dhe talentin e tij”.

“Ajo volleja e pabesueshme që shënoi në Glasgow është shprehja e përsosur e mënyrës se si ai kontribuoi në një mënyrë vendimtare ndaj historisë së Real Madridit. Tani, si në vitin 2001, jam i bindur se ai duhet të jetë trajner i ekipit të parë. Ai përfaqëson gjithçka që na ka çuar në sukses dhe vazhdon ta bëjë këtë”, vazhdon letra e Perez.

“Zidane është një person me talent të pastër, por gjithashtu punon fort dhe bën sakrifica. Ai është këmbëngulës në kërkimin e tij për përsosmëri, ai është i pangopur në urinë e tij për fitoret e titujt dhe gjithmonë tregon respekt dhe përulësi. Ai e njeh klubin, e shijon dhe e jeton çdo ditë këtu. Ai është një model i pakrahasueshëm për lojtarët tanë. Ai jep thelbin e Real Madridit dhe vazhdon të fitojë simpatinë e një fanbaze që e admiron”.

“Si trajner i Real Madridit, ai tashmë ka fituar gjithçka, ashtu sic bëri kur ishte lojtar. Nuk kanë kaluar as dy vjet që nga debutimi i tij në stërvitje më 9 janar 2016 dhe ai tashmë ka fituar dy Champions League, një Kupe te Botes per Klube, Dy Superkupa te Europes, nje titull te La Ligas dhe nje te Superkupes se Spanjes. Megjithatë, siç e di vetë Zidane, ky klub gjithnjë dëshiron më shumë. Ai e njeh historinë dhe fatin e Real Madridit dhe kryen rolin e tij me përgjegjësinë maksimale, poashtu me motivim e entuziazem”.

“Zidane ka detyrën e vështirë të përpiqet të bëjë qindra miliona tifozë që kemi në botë të lumtur dhe të përpiqet t’i bëjë ata të bindur se ekipi ynë është në duart e tij më të mira. Ai erdhi këtu për të qëndruar me ne përgjithmonë dhe pasioni i tij për Real Madridin do të na ndihmojë të vazhdojmë të arrijmë ëndrrat tona”, përfundon letra e Perez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat