Rekordmeni Shpëtim Idrizi

Futboll

Rekordmeni Shpëtim Idrizi

Nga: K.Goca Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Kapiteni Shpëtim Idrizi të dielën (me 15 tetor) do ta ketë një ditë të veçantë, për faktin se do të zhvillojë ndeshjen e 590-të në fanellën e Trepçës ’89 nga Mitrovica pikërisht në ndeshjen derbi, kundër Prishtinës. Idrizi pa dyshim se është një rekordmen në klubin mitrovicas. “Kapiteni ynë Legjendar Shpëtim Idrizi zhvillon ndeshjen e 590. 

Ndër të vetmit që asnjëherë nuk i ndërroj ngjyrat e klubit, asnjëherë nuk e tradhtoj klubin edhe pse gjatë karrierës shumëvjeçare pati oferta të favorshme prej klubeve tjera, por dashuria ndaj klubit dhe sinqeriteti në raport me kryesinë e në veçanti me presidentin Abedin Zeka, nuk i dha hapësirë për ndonjë mendim ndryshe veçse besnik”, bëhet e ditur nga KF Trepça ’89, kampion në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat