Klopp flet për përballjen Liverpool – Manchester United

Futboll

Klopp flet për përballjen Liverpool – Manchester United

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 20:47
Jurgen Klopp

Për Jurgen Kloppin përballja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, është një nga ndeshjet më speciale në futboll.

Trajneri gjerman në konferencën për shtyp, ka folur për përballjen Liverpool – Manchester United, që luhet nesër në ‘Anfield Road’, me fillim nga ora 13:30.

Klopp ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se kjo ndeshje ka të bëjë mes tij dhe Jose Mourinhos.

“Nuk kam rivalitet me trajnerët tjerë, nuk i shikoj përballjet në këtë formë”, ka deklaruar Klopp.

“Ne po presim për ndeshjen. Është një nga ndeshjet më speciale në futboll. Nëse nuk je i përfshirë në të, ju e shikoni atë 100 për qind. Ne e dimë këtë dhe e respektojmë. Duam të luajmë mirë dhe të marrim rezultat”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat