Juventus dhe Lazio do të përballen sonte nga ora 18:00 në kuadër të xhiros së tetë të Serie A
E përditshmja sportive italiane, TuttoSport, ka publikuar fonacionet e mundshme të të dy skuadrave.
Massimiliano Allegri në këtë takim nga minuta e parë do ta inkuadroj sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain. Kurse, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado do të jenë në bankën rezervë.
Kurse, për Lazion, si zakonisht, nga minuta e parë në fushë do të jetë edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit kishte një lëndim, por ka arritur ta sanoj dhe do të jetë gati për sonte.