Tottenham-Bournemouth thyen rekordin e 2007-s, ja për çfarë bëhet fjalë

Futboll

Tottenham-Bournemouth thyen rekordin e 2007-s, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:14
Tifozet e Tottenhamit

Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur të shtunën pasdite mes Tottenham-Bournemouth, në mitikun “Wembley”, ka hyrë në historinë e futbollit anglez, para se të luhet.

Kjo sfidë do të bëhet takimi me më shumë tifozë në stadium, në të gjithë historinë e Premiere League.

Në pritje të rikonstruktionit të impiantit “White Hart Lane”, Tottenham po i zhvillon ndeshjet e tij në “Wembley”, një stadium me kapacitet rreth 90 mijë vende.

Ndërsa bëhet e ditur se deri pasditen e të premtes, është kaluar shifra e 80 mijë biletave të shitura për takimin e të shtunës.

Kujtojmë se rekordi aktual mbahej nga takimi i 2007-s, mes Manchester United dhe Blackburn, me 76.098 tifozë. Por duke marrë parasysh se “Wembley” është i vetmi stadium me kapacitet mbi 80 mijë vendesh, rekordi i takimit Tottenham-Blackburn pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat