Reagimi i pazakontë i Strakoshës pasi ia priti penalltinë Dybalas

Futboll

Reagimi i pazakontë i Strakoshës pasi ia priti penalltinë Dybalas

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:54
Thomas Strakosha

Heroi i Lacios në sfidën ndaj Juventusit, Thomas Strakosha, foli në një prononcim të shkurtër për “lazionews24” kur tregoi edhe sekretin e pritjes së 11-metërshit. Ja fjalët e gardianit shqiptar:

Strakosha: “Cfarë bëra unë? Nuk e bëra vetëm unë. E bëri skuadra, grupi, stafi, tifozët. Kjo ishte një fitore e grupit jo vetëm e njërit. Çfarë mendove para se të gjuhej penalltia? Mendova se barazimi nuk do të ishte i drejtë, sepse bëmë gjithçka mirë në fushë.

Zoti më ndihmoi. Si Grigioni (trajneri i portierëve) ashte edhe babai im, më këshilluan që të hidhesha në krahun e djathtë. E kishim studiuar Dibalën dhe dinim se ku do shkonim. Unë kam pritur një penallti më në fund. Na ndihmoi pak edhe fati.

Lorik Canën? Ai është është një person i shkëlqyer dhe ishtë një lojtari i madh në fushë, i cili jepte gjithmonë këshilla”, përfundoi portieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat