Durmishaj gol, Panionios dorëzohet përballë Olympiakos

Futboll

Durmishaj gol, Panionios dorëzohet përballë Olympiakos

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:42
Fiorin Durmishaj

Një tjetër shqiptar protagonist ishte edhe sulmuesi Fiorin Durmishaj në Superligën Greke. Lojtari i Kombëtares Shpresa u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit për Panioniosin, por arriti të ndryshonte lojën përballë gjigandëve të Olympiakosit.

Durmishaj zbriti në fushë në minutën e 81-të, ndërsa skuadra e tij po humbiste 3-1 ndërsa pak çaste më pas Panioniosi u rikthye në lojë me golin e Shojaei. Në të 84-tën sulmuesi kuqezi shënoi edhe golin e tretë për skuadrën nga Athina, rrjetë që gjithsesi nuk mjaftoi pasi me fat Olympiakos arriti të fitonte me golin e Fortounis me 11-metërsh, tre minuta përpara fundit të lojës. Për Durmishaj ky ishte goli i dytë sezonal me Panioniosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat